"Fenomeni" Ronaldo i mahnitur nga Salah
"Fenomeni" brazilian Ronaldo, ka deklaruar se është i mahnitur nga loja e Mohamed Salah, madje ai ka shtuar se Salah më shumë i ngjan Lionel Messit në stilin e lojës sesa Cristiano Ronaldos.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, më pas e ka quajtur të jashtëzakonshëm sulmuesin e Liverpool.

"E dua Salahun. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm me cilësi të hatashme”, tha "fenomeni" Ronaldo

“Ai duket si Messi. Së fundmi kam lexuar se unë kam qenë frymëzimi i tij dhe kjo gjë më ka kënaqur”, shtoi më pas Ronaldo.


Shtuar më 25/05/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori