Ferdinand këshillon United: Transfero Kane dhe Sanchon
Manchester Unitedi duhet të paguajë çfarëdo që të ketë nevojë për t’i transferuar dy futbollistët e talentuar anglezë, Harry Kane dhe Jadon Sancho, sipas ish-mbrojtësit legjendar të Djajve të Kuq, Rio Ferdinand.

Ylli i Dortmundit, Jadon Sancho, ka qenë i përfolur që një kohë të gjatë për një transferim në Teatrin e Ëndrrave. Spekulimet se 20-vjeçari është gati të nënshkruajë kontratë për të kaluar në Old Trafford janë intensifikuar sërish tani që po afrohet afati kalimtar i verës.

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka qenë pjesë e klubit londinez gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist profesionist, mirëpo ai së fundi nuk pranoi ta përjashtojë mundësinë e largimit nga Tottenhami.

Ferdinand beson ajo ishte shenjë se Kane dëshiron të largohet dhe beson se për këtë arsye Manchester Unitedi duhet të interesohet për të, përderisa beson se ish-klubi i tij duhet të interesohet edhe për Sanchon, i cili mund të bëhet ylli i futbollit.

"A mendoni se Kane do të ishte i lumtur nëse ai shënon gola, thyen rekorde, por në fund nuk arrin të fitojë trofe? Jo, ai do të ishte i mërzitur dhe i dëshpëruar. Mendoj se ajo deklaratë do të thotë që Harry do të largohet, ai dëshiron të fitojë trofe dhe kjo do t’i alarmojë klubet", ka thënë Ferdinand.

"E di se Manchester Unitedi do të hyjë në garë për të sepse ai lloj i lojtarit është i përsosur për ata. Jam i sigurt se edhe Juventusi dhe Real Madridi do të interesohet. Ai do të shitet për shumë para, ndoshta 130 milionë funte në tregun e sotëm".

"Unë e duan Jadonin në një skuadër ku ai do të luajë, do të përmirësohet dhe do të fitojë trofe. Ai ka qenë i përfolur për një transferim në Manchester United, Chelsea, PSG, por mendoj se Unitedi është vendi i duhur për të".

"Marcus Rashford, Anthony Martial, Kane dhe Sancho… kjo do t’i frikësonte shumë qendërmbrojtës në Premierligës qysh para se të fillonte loja. Definitivisht". /
Shtuar më 31/03/2020, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori