Ferdinand kritikon Manchesterin për ndjekjen e talenteve
Ryan Giggs dhe ndihmësi i menaxherit, Louis Van Gaal, Giggs ka thënë se ai dhe skautët e klubit kishin qenë të vetëdijshëm për të dy sulmuesit përpara se të lëviznin në skuadrat e tyre aktuale, por skuadra e Old Trafford dështoi të vepronte – duke treguar një shembull tjetër të strategjisë së tyre të dobët në tregun e transferimit.

“Unë e kam shikuar Gabriel Jesusin duke luajtur tri vite më parë. Kam shikuar Mbappen për një vit”, ka thënë fillimisht Giggs për The Times.

“I kam shikuar ata me skautë dhe ia propozova ata klubit, u thashë: ‘Merrni ata’, do të kishin kushtuar vetën pesë milionë funte ose diçka e tillë”.

“Ideja ishte t’i merrnin dhe t’i huazoni diku ku rritje e tyre mund të kishte qenë më mirë”, përfundoi legjenda e Unitedit.

Giggs ka kundërshtuar edhe politikën e klubit tek rasti i shitjeve të Rafael Da Silva, Danny Welbeckut dhe Johhny Evans, pasi tani janë shndërruar në lojtar të mëdhenj. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2017, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori