Ferdinand lihet jashtë kombëtares nga Capello
Rio Ferdinand
Trajneri i kombëtares së Anglisë, italiani Faboi Capello, nuk e ka ftuar mbrojtësin e Manchester United, Rio Ferdinand. Ky i fundit sapo është kthyer nga një dëmtim që kishte pësuar disa javë më parë.

Mbrojtësi veteran i cili ishte pjesë e stolit rezervë, në ndeshjen që United e fitoi kundër Arsenalit, tashmë është shëruar plotësisht.

Ferguson preferon dyshen angleze Jones-Smalling në mbrojtje, ndërsa ky vendim i Fergiet si duket po i kushton Ferdinandit edhe në kombëtaren angleze pasi që Capello ka ftuar në kombëtare pikërisht këtë dyshe, duke e lënë jashtë veteranin anglez.

Anglia ka 2 ndeshje kualifikuese kundër Bullgarisë dhe përfaqësueses së Wellsit. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2011, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori