Ferdinand: Terry do të jetë gjithmonë një idiot i madh
Pëlqej
John Terry do të jetë gjithmonë një idiot i madh, ka thënë mbrojtësi i QPR-së, Rio Ferdinand.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit thotë se nuk flet me kapitenin e Chelseat që nga viti 2011, kur ai e kishte ofenduar në baza racore vëllanë e tij, Anton.

Rio nuk flet as me Ashley Cole, pasi ky i fundit e kishte mbështetur në gjykatë Terryn.

“Për mua, idioti më i madh gjithmonë do të jetë John Terry. Si kapiten i Anglisë dhe si partner me mua në qendër të mbrojtjes, ai ka mundur t’i shpëtojë të gjithë nga dhimbja duke pranuar menjëherë se e ka përdorur atë fjalë nga nervozizmi momental dhe se nuk ishte racist”.

“Anton dhe unë do ta kishim pranuar këtë, mirëpo ai nuk na dha asnjëherë këtë mundësi. Asnjëherë nuk kam folur me Johnin për këtë rast. Unë nuk flas më me të, ndërsa edhe pas tre vitesh e kam të pamundur t’ia fal ose të harroj dhimbjen që na ka shkaktuar”.

“Ashley Cole ka qenë një kohë të gjatë mik i imi. E kemi njohur njëri-tjetrin që nga fëmijëria. Mirëpo, për mua mbaroi gjithçka në ditën kur ai vendosi ta mbështeste John Terryn në gjykatë”, ka treguar Ferdinand në autobiografinë e tij
Shtuar më 15/09/2014, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori