Ferdinand tradhton Unitedin, këshillon Sanchezin për të mirën e tij
Pëlqej
Sipas ish-mbrojtësit anglez të Unitedit, Ferdinand, sulmuesi kilian Sanchez duhet të zgjedh më para transferimin në Etihad sesa nw Old Traford.

Këto komente të ‘bishës’ së mbrojtjes mund të mos ju pëlqejnë tifozëve të ish-skuadrës së tij, por Ferdinand thekson se mundësia e fitimit të titujve është më e madhe te City.

“Unë do të jem i sinqertë, nëse ai ka një mundësi për të shkuar nga Arsenali te Manchester City ose Manchester Unitedi, si një futbollist që do donte të fitonte trofe dhe do të gjykonte veten duke u bazuar në trofe që fitohet, për momentin Manchester City duket si vendi për të shkuar për të në këtë drejtim”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

“Ata janë në krye të ligës, ata do të fitojnë ligën këtë sezon, ata janë në Ligën e Kampionëve dhe ata duken sikur do të jenë në finale për Kupën e Ligës, Kupën FA gjithashtu potencialisht”.

“Kështu që ai ka më shumë mundësi për të fituar trofe atje [City]”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori