Ferdinand zbulon skuadrën favorite për fitimin e Champions këtë sezon
Rio Ferdinand është shprehur se Liverpooli edhe pse ka humbur ndeshjen e parë të Champions përballë Atleticos mbetet favoriti kryesor për ta fituar edhe këtë vit kompeticionin.

"Nuk mund të shoh më larg se Liverpool, nëse jam i sinqertë", ka deklaruar Ferdinand.

"Unë mendoj se ata do të kalojnë Atletico Madridin. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por Anfield i jep asaj një dimension tjetër".

"Bayern Munich dukej shkëlqyeshëm kundër një skuadre që janë në kërkim të formës dhe identitetit të tyre në këtë moment".

"Kështu që ata mund të kenë arritur më të mirën e tyre pak më herët, kush e di, kur shkojnë para ata janë të shkëlyqeshëm, por në mbrojtje, do të shqetësohesha pak për Bayernin".

"Por, Liverpool janë favoritët e mi"./
Shtuar më 27/02/2020, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori