Ferrari dominon në Monaco, Raikkonen vendos "pole position"
Ferrari ka dominuar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Monacos. Kimi Raikkonen ishte ai që fitoi “pole position” me kohën 1 minutë 12 sekonda e 178 të mijtat duke vendosur një rekord të ri të pistës.

Për finlandezin kjo është hera e parë që fiton “pole position” në një garë të Formula 1 që nga viti 2008. Sebastian Vettel u kënaq me vendin e dytë me vetëm 43 të mijtat më shumë se Raikkonen.

Për Mercedes kjo ditë nuk ishte shumë pozitive. Në sesionin e tretë të provave, skuderia gjermane u përfaqësua vetëm nga Bottas që do të niset i treti në garë, ndërkohë që Hamilton do të niset nga vendi i 13-të.
Shtuar më 27/05/2017, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori