Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex
Ferguson, beson se ka bërë vendimin e drejtë me transferimin e David de
Geas si zëvendësim për të sapolarguarin nga futbolli Edwin van der Sar.
De Gea, i cili është vetëm 20 vjeç, i kushtoi gjigantit anglez 20 milion euro nga Atletico Madridi, pasi
Ferguson vendosi që spanjolli të jetë pasardhës i Van der Sarit.
Portieri U-21 i Spanjës me moshën e re ka zgjuar dyshime se mund të ketë vështirësi në adaptimin e tij në Premierligë.
Mirëpo,
Ferguson i cili ishte tërhequr nga transferimi i
Petr Cechut në moshë të re para kalimit të çekut në Chelsea nuk dëshiron të bëjë sërish gabimin e njëjtë.
Paraqitja e De
Geas në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen miqësore në Washington të shtunën e arsyeton besimin e Fergusonit. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2011,
ora 12:48