Ferguson do të harxhojë 63 milionë euro në tri lojtarë
Albeu.com
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, planifikon të ‘çmendet’ gjatë tre javëve të ardhshme, duke harxhuar rreth 63 milionë euro për të nënshkruar me lojtarë të rinj.Sipas “The Mirror”, Ferguson i ka thënë bordit udhëheqës të klubit se dëshiron t’i asgjësojë paratë e parapara për harxhimet e transferimeve të afatit kalimtar veror, gjatë dy javëve të ardhshme.

Më të kërkuarit në listën e Ferguson janë dyshja braziliane e Sevillas, sulmuesi Luis Fabiano dhe mbrojtësi Daniel Alves, të cilët të kombinuar mund t’i kushtojnë Manchesterit afro 38 milionë euro.

Alves shihet si një zëvendësim i përhershëm i Gary Neville, por trajneri skocez e dëshiron në radhët e veta edhe mbrojtësin e rivalit të qytetit, Manchester Citytd, Micah Richards, pavarësisht çmimit të tij prej 25 milionë eurosh. (telegarfi)
Shtuar më 27/05/2008, ora 23:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori