Ferguson e lë në duar të sigurta Manchester United
Vdekja e motrës së gruas, është një nga motivet kryesore që çuan Sir Alex Ferguson të heqë dorë nga drejtimi i Manchester United. Këtë veprim ai mësohet ta ketë bërë për ti qëndruar më afër gruas së tij.


"Vdekja e motres së gruas time më ka shtyer që të mendoj pensionimin. Gruaja ime ka nevojë tani që të qëndroj më shumë pranë saj. Unë e di se po e lë skuadrën në duar të sigurta. David Moyes është një trajner i mirë të cilin tifozët duhet ta përkrahin. Sa i përket Rooneyt, ai ka kërkuar të largohet nga United, por mendoj se është i ngutshëm me këtë. Ai duhet të mendoje më thellë për të ardhmen e tij. Besoj se ai është i frustruar me lënien në stolin rezervë në disa ndeshjet e fundit, por kjo nuk është asgjë" deklaroi Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori