Ferguson: E merituam fitoren
Albeu.com
Menaxheri i Mancheser United, Sir Alex Ferguson, mjaft i gëzuar për shkak të triumfit në Ligën e Kampionëve, ka thënë se ekipi i tij është më i miri i të gjitha kohërave i djajve të kuq.Në pyetjen nëse kjo finale e Ligës së Kampionëve, ishte aq dramatike sa ajo e vitit 1999, Ferguson është përgjigjur: “Absolutisht, kjo është mënyra se si fituam! Por kjo është fitorja ime e parë pas penaltive në një ndeshje të madhe”.

“Kur e humb penaltinë, mendon se je në telashe, por mendoj se e merituam këtë, i kishim rastet më të mira në ndeshje. Në pjesën e dytë ata më shumë e kontrolluan lojën, por në vazhdime ne ishim ca më të mirë”, ka thënë Ferguson.

“Ky është një ekip i shkëlqyeshëm, fantastik. Mendoj se kjo ishte një ndeshje e mirë. Nëse është ky ekipi më i mirë të cilin e kam udhëhequr? Mendoj se po”, ka përfunduar Ferguson.
Shtuar më 23/05/2008, ora 01:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori