Ferguson: Edhe tri vite dhe pastaj pensionohem
Albeu.com
Menaxheri i Manchester United-it Alex Ferguson k adeklaruar se edhe tri vite do të qëndrojë në pankinën e "Djajve të Kuq", dhe më pas do të pensionohet."Kur të mbush 70-të vjet nuk dëshiroj që të jem në pankinën e Manchester United-it. Do të qëndroj edhe tri vite, në këtë gjë jam i sigurtë"-ka deklaruar Ferguson.

Ferguson pati një tentim për tu pensionuar para gjashtë viteve. " Atëherë bashkëshortja ime Cathy më bindi që të vazhdoj. Por, tani edhe ajo pajtohet me mua. Ka ardhur koha kur duhet të filloj të mendoj për veten dhe familjen time, shoqja ime e ka merituar një gjë të tillë", - ka përfunduar Ferguson , i cili këtë sezon e ka mbylluar me dy trofe të fituar, titullin e kampionit në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Ferguson në pankinën e Machester United-it është që nag viti 1986 dhe nën drejtimin e tij klubi ka fituar 29-të trofe, mes të cilëve 10-të tituj kampion në Premier Ligë, 2 në Ligën e Kampionëve dhe 5 herë kanë fituar Kupën e Anglisë.
Shtuar më 26/05/2008, ora 04:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori