ntervistë interesante ajo e lëshuar nga
Sven Goran Erikson për mikrofonat e “The Times”.
Trajneri suedez foli për shumë tema të së shkuarës, mbi të gjitha gjatë kohës që drejtoi kombëtaren angleze.
Në mënyrë të veçantë, ai zbuloi një prapaskenë në lidhje me një zënkë me Sër
Aleks Fergusonin, në atë kohë
trajneri i Junajtidit, në lidhje me grumbullimin e Uejn Runit në Botërorin e 2006-ës. Sulmuesi i Junajtidit vinte pas një frakture në metatars dhe ishte në fazë rehabilitimi.
Por, pavarësisht kësaj, Eriksoni e grumbulloi, duke ngjallur tërbimin e skocezit: “Ishte ora shtatë e mëngjesit ose ndoshta edhe më herët. Nuk ma tha as ‘Ç’kemi
Sven, si je?’ Mendova se donte të më vriste. Dhe, në fakt, më tha: ‘Të
vras, je i mbaruar, mos e grumbullo
Runin se do të të
vras!’ Pastaj mes replikave dhe fyerjeve ‘Shko p…’” përplasjen e fitoi suedezi, i cili i mbylli telefonin: “
Aleks,
Runin do ta grumbulloj. Pushime të mbara! Mirupafshim!”
Shtuar më 14/10/2019,
ora 14:17