Ferguson i kenaqur me Machedan
Albeu.com
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se përparimi i shpejtë i Federico Macheda është një prej arsyeve se pse kampioni i Ligës Premier, nuk ka harxhuar shumë këtë verë.17-vjeçari italian ishte autor i golit edhe në takimin e mbrëmshëm në të cilin United e mposhti me rezultat 2-0 kombëtaren e Malajzisë për të dytën herë brenda disa ditëve.

“Jam i kënaqur që Macheda dhe Owen kanë krijuar një partneritet të mirë. Kemi shpresa të mëdha për Macheda. Ai është një prej arsyeve se pse nuk u futëm në treg. Ai është i fuqishëm, atletik dhe një përfundues i mirë”, ka thënë Ferguson.

“Ai e luajti rolin e tij në sezonin e kaluar, por ai është djalosh i ri i cili ende e mëson lojën e vet”, ka shtuar skocezi.

Ferguson po ashtu ka lavdëruar Michael Owen, i cili shënoi golin e dytë të fitores së fundit, që ishte edhe doli i dytë i anglezit në dy ndeshje të para-sezonit.

“Ishte një gol tipik i Michael Owen. Ai reagoi i pari, siç bëri edhe një natë më parë. Kontributi i tij ishte shumë i mirë”, ka thënë më tej Ferguson.
Shtuar më 21/07/2009, ora 16:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori