Ferguson i rikthehet japonezit Honda
Midis objektiva të merkatos së Manchester United për të ardhmen është edhe japonezi, Keisuke Honda. Fantazisti 25-vjeçar aktualisht luan në kampionatin rus me CSKA Moskën.

Sipas raportimeve të mediave britanike, klubi anglez është rikthyer në gjurmët e japonezit Honda, i cili ra në sy në Botërorin e Afrikës së Jugut me kombëtaren e tij aziatike.

Por Ferguson për të arritur te japonezi duhet të mposhtë edhe konkurrencën e klubeve të tjera angleze si Liverpool apo Arsenal. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori