Ferguson i "shokuar", akuza lojtareve te tij
Albeu.com
Humbja 1-0 ndaj Lids Junajtid në FA Cup u ka kthyer të gjithëve në mendje Aleks Fergusonin që godiste me këpucë Devid Bekham 7 vjet më parë. Trajneri skocez i Mançesterit ka mbetur i shokuar dhe ka kritikuar ashpër lojtarët e ...... tij pas asaj humbje turpëruese përballë një skuadre që luan në Kategorinë e tretë. “Nuk e prisja këtë paraqitje, ishte një humbje shokuese”, ka thënë Ferguson pas ndeshjes. Ai nuk ka kursyer as yjet e tij dhe në prag të ndeshjes me Mançester Sitin ditën e mërkurë, e vlefshme për Kupën e Ligës, ka premtuar se do të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër. “Kemi një gjysmëfinale të mërkurën dhe shumë nga këta futbollistë nuk do të luajnë fare. E kisha në mendje skuadrën që do të hidhja në fushë në derbi, por tani do të bëj shumë ndryshime”, deklaroi skocezi tepër i nevrikosur. Kishte që prej vitit 1984 që Mançesteri nuk eleminohej kaq shpejt nga Kupa e Mbretëreshës. Ferguson nuk ngurroi të akuzonte edhe arbitrin Kris Foi, të cilin e quajti një fyerje për futbollin. Fjalë që mund t’i kushtojnë atij një tjetër dënim, teksa vetëm pak javë më parë skocezi u pezullua për 2 ndeshje për shkak të kritikave të tij të forta për arbitrat. Për takimin gjysmëfinal të Kupës së Ligës ndaj Mançester Sitit, Ferguson pritet të hedhë në fushë futbollistë si Rajan Gigs, Pol Skols apo Majkëll Kerrik.
Shtuar më 04/01/2010, ora 23:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori