Ferguson injoron kritikët
Sir Alex Ferguson
Sir Alex Ferguson beson se Manchester Unitedi është një “shënjestër e lehtë” për kritikët dhe u ka thënë lojtarëve të tij për të mos ia vënë veshin atyre dhe të luftojnë për titullin e Premier Ligës.

Ekspertët kanë sugjeruar se skuadra e tanishme e “Djajve të Kuq” nuk është një pasqyrim i ekipeve të mëhershme të Fergusonit, megjithatë, skocezi nuk ia vë veshin këtyre kritikave.

“Ne jemi një shënjestër e lehtë ndaj këtyre gjërave. Por, ne duhet vetëm që të mos ia vëmë veshin atyre dhe të përqendrohemi në ambiciet tona – të fitojmë ligën”, ka thënë Ferguson.
Shtuar më 06/01/2011, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori