Ferguson ka frike nga Barcelona
Pëlqej
Albeu.com
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Barcelona është i vetmi ekip i cili do të mund t’u bëjë konkurrencë ekipeve të Premierligës në garën e Ligës së Kampionëve.“Barcelona do të jetë një kërcënim për të gjitha ekipet. Sezonin e kaluar, kur luajtëm përballë tyre në gjysmëfinale, pamë se ata ishin një kundërshtar i vështirë. Këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolas, ata e kanë ndryshuar shumë përbërjen e tyre”, ka thënë Ferguson.

“Ata sollën Daniel Alves si një mbrojtës të djathtë dhe Gerard Pique, të cilin ua shitëm ne. Janë shumë stabil në mbrojtje dhe pranojnë më pak gola se vitin e kaluar. Andaj besoj se janë konkurrentë të mëdhenj dhe kërcënim kryesor për klubet angleze”, ka shtuar skocezi.
Shtuar më 25/11/2008, ora 20:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori