Ferguson kërkon 25 gola nga Ronaldo
Albeu.com
Portugezi ka lëshuar disa ndeshje këtë sezon për shkak të rikuperimit nga operacioni në gju dhe së fundi u shpall si lojtari më i mirë nga FIFPro për sezonin e kaluar.Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se pret që Cristiano Ronaldo të arrijë 25 gola këtë sezon.
Portugezi ka lëshuar disa ndeshje këtë sezon për shkak të rikuperimit nga operacioni në gju dhe së fundi u shpall si lojtari më i mirë nga FIFPro për sezonin e kaluar. Me 42 gola për djajtë e kuq, zgjidhja ishte tërësisht e arsyeshme.

“Megjithatë mendoj se ai mund t’i arrijë 25 gola. Do ta ketë vështirë për shkak se sezoni i filloi në mënyrë të keqe për shkak të lëndimit”, ka thënë Ferguson.

“Numri i golave sezonin e kaluar vërtet ishte fenomenal. Shpresoj se këtë sezon do të arrijë po ashtu të jetë po aq efektiv dhe do të arrijë t’i ndihmojë ekipit”, ka shtuar skocezi.
Shtuar më 28/10/2008, ora 15:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori