Ferguson kërkon nga tifozët të mos sillen keq me Ronaldon
Albeu.com
Tani që beteja e transferimit më të përfolur të këtij afati kalimtar është fituar nga Manchester United, Sir Alex Ferguson dëshiron ta rregullojë reputacionin e dëmtuar të Ronaldos në Old Trafford.“Tifozët duhet të kuptojnë se ka qenë një kohë e vështirë për të. Atij i janë ofruar shumë para. Pas vdekjes së babait të tij ai duhet të kujdeset për familjen. Ai ka pasur një moment të vështirë dhe ju duhet ta kuptoni këtë”.

“Mirëpo kur ai e kuptoi pozicionin tim vendosi të qëndrojë, dhe më e rëndësishme është se çështja ka përfunduar. Djaloshi është lojtar i Unitedit dhe vetëm kjo ka rëndësi. Ai e di se është i lumtur këtu dhe gjithmonë ka qenë kështu”, ka thënë skocezi.
Shtuar më 07/08/2008, ora 21:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori