Ferguson kërkon Xherdan Shaqirin
Xherdan Shaqiri
Napoli vazhdon të ndjekë kosovarin e Bazelit, Xherdan Shaqiri. 20-vjeçari që luan për kombëtaren e Zvicrës dhe është pjesë e kampionëve të Basel.

Por napolitanët duhet të hedhin poshtë konkurencën e madhe që ka lojtari në fjalë pasi ai kërkohet nga emra të mëdhenjë të futbollit botëror si Manchester City, Juventus dhe Roma.

Por mediat italiane raportojnë se Shaqiri ditët e fundit është bërë pjesë e axhendës së Alex Ferguson për merkaton e janarit. Red Devils janë gati ti bëjnë një ofertë të majme klubit zviceran për ta bërë të vetin talentin shqiptar dhe të fitojë "derbin" e merkatos me City-n. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori