Ferguson nuk donte që Ronaldo të transferohej te Reali, por te Barcelona
Ish presidenti i Real Madridit ka zbuluar disa detaje interesante rreth transferimit të Ronaldos te "los blancos" duke komentuar se, dëshira e ish trajnerit të portegezit ishtë të transferohej te Barcelona dhe jo Reali.

Kur u bë e qartë se Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, Ferguson u përpoq që ai të përfundonte te Barcelona dhe jo te Real Madrid.

Por, dëshira e Ronaldos në fund triumfoi, dhe ai për 94 milionë euro në vitin 2009 iu bashkua Real Madridit.

"Fergie nuk donte ta linte Ronaldon që të largohej dhe e mbajti atë, por kur kuptoi se nuk ishte e mundur, me Ronaldon që dëshironte të largohej, ai ia ofroi atë Barcelonës", ka deklaruar Calderon.

"Ai nuk dëshironte ta shiste atë te Reali, por Ronaldo i tha Fergie se tashmë kishte dhënë fjalën e tij, dhe nuk do ta prishte atë. Pastaj, Ferguson u pajtua".

Me një transferim të mundshëm te Barcelona, Cristiano Ronaldo do të kishte për bashkëlojtarë Lionel Messin.
Shtuar më 18/04/2020, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori