Ferguson: Ronaldo më i mirë se Zidane
Në vigjilje të përballjes gjigande të Champions League Real Madrid-Manchester United, tekniku i "Djajve të Kuq" Sir Alex Ferguson identifikon se cili prej madrilenëve do të jetë rreziku numër 1 për anglezët.

Sir Alex Ferguson mendon se Cristiano Ronaldo, të cilin e ka patur në te Manchester United deri në vitin 2008, është më i mirë se legjenda e Real Madrid, Zinedine Zidane.

"Florentino Perez ka patur të gjithë galaktikët te Real Madrid: lojtarë si Figo, Zidane, Roberto Carlos e Raul, por nuk mendoj se ndonjë prej tyre është më i mirë se Ronaldo. Zidane ishte fantastik, i tillë ishte edhe Figo, por jo aq sa Ronaldo. Pra mendoj se skuadra e Mourinhos e mban ende reputacionin se Real Madrid ka lojtarë të nivelit më lartë", ka deklaruar para gazetarëve Sir Alex Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori