Ferguson, Rooney më i mirë se kurrë
Trajneri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, ka thënë se sulmuesi i skuadrës së tij, Wayne Rooney, i ka lënë prapa problemet që i pati dhe tani është në formë më të mirë se kurrë më parë.

Po ashtu, strategu skocez vlerëson se Rooney është përshtatur shumë mirë me sulmuesin tjetër, Welbeck. Viti i kaluar ishte i vështiri në karrierën e Rooneyt.

Tifozët nuk e donin pas deklaratës së tij se mund të largohet nga "Old Trafford", në Kupën e Botës pati paraqitje shumë të dobët, ndërsa edhe në jetën private u ballafaqua me probleme.

Mirëpo, fillimi i sezonit të ri ka dhënë sinjale të qarta se periudha negative e sulmuesit anglez i takon së kaluarës.

"Këto kanë ndodhur para një viti, tani shikojmë përpara. Wayne ka shkëlqyer në fazën përgatitore. Gjendja e tij fizike është fascionuese, gjatë gjithë kohës luan me të njëjtën energji. Ai kurrë nuk ndalet dhe kjo është fantastike.

"Do të jetë interesant ta shohim duke luajtur së bashku me Welbeckun. Të dy ndihen shumë mirë kur luajnë pranë njëri-tjetrit", ka thënë Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2011, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori