Ferguson: Rooney një mesfushor i madh
Rooney
Tranjeri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i kënaqur me paraqitjen e Wayne Rooney-t në rolin e mesfushorit në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Otelul Galati.

“Mendoj se ai ishte lojtari ynë më i mirë. Ai tregoi një karakter prej lojtari të madh në atë rol. Pasimet e tij në momente të caktuara ishin shumë të mira dhe tregoi një energji dhe vendosmëri të madhe. Ne vërtet përfituam një mesfushor të madh nga ai sonte”, u shpreh skocezi.

“Ne kishim dëmtime dhe kjo ishte arsyeja se pse e aktivizuam në atë pozicion. Cleverley është i dëmtuar, Carrick po ashtu, Darren Fletcher luajti në kampionat, por ishte më mirë që ai të luajë sërish në kampionat, të shtunën e ardhshme”, ka thënë Ferguson pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër rumunëve të Otelul Galati, ku "djajtë" fituan 2 me 0 dhe siguruan kualifikimin për në fazën tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori