Ferguson thur planin për një "Dream Team" (FOTO LAJM)

Luis Nani - në shitje për 15 milionë sterlina
Manchester United, pasi siguroi titullin kampion në Angli disa javë para përfundimit të sezonit, është gati të shpenzojë shuma marramendëse gjatë merkatos së verës për ndërtimin e një skuadre më competitive në Champions League. Sir Alex Ferguson ka projektuar shpenzimin e rreth 120 milionë stërlinave për blerjen e disa lojtarëve shumë të rëndësishëm, si Cristiano Ronaldo, Radamel Falcao apo Robert Lewandowski, para që mund të sigurohen nga shitja e disa prej elementëve të rëndësishëm të "Djajve të Kuq" si dhe nga të ardhurat që sigurohen nga biletat në "Old Trafford".

Sipas prestigjiozes britanike "The Sun", United janë gati të lejojnë largimin e Luis Nanit për 15 milionë stërlina dhe të Anderson për 10 milionë.

Edhe pse Ferguson e vlerëson shumë sulmuesin meksikan Javier Fernadez, 24-vjeçari ka mbetur i pakënaqur nga aktivizimi në pjesën më të madhe të ndeshjeve si zëvendësues. Për të kanë shfaqur interes skuadra të ndryshme nga Primera Division, ku përfshihet edhe Real Madrid, ndërsa çmimi i kartonit të tij vlerësohet 22 milionë stërlina.

25 milionë stërlina Manchesteri mund të përfitojë edhe nga shitja e Wayne Rooney te PSG, edhe pse 27-vjeçari ka edhe dy vjet kontratë me "Djajtë".

Me rreth 70 milionë stërlina të siguruara nga shitja e katër futbollistëve plus 50 milionë të ardhura nga shitjet e biletave në "Old Trafford", Ferguson siguron paratë e mjaftueshme për të blerë Lewandowskin nga Borussia Dortmund, Radamel Falcaon nga Atletico Madrid si dhe Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.

Për sulmuesin polak skocezi është gati të shpenzojë 18 milionë stërlina ndërsa për kolumbianin 50 milionë. Në fakt plani i përkryer i Ferguson do të realizohej me rikthimin në Angli të CR7-ës 65 milionë stërlina, edhe pse para katër vitesh ai iu shit "Los Blancos" për 80 milionë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori