Ferguson: Vidiç donte të luftonte kundër Kosovës
Një nga zbulimet më interesant dhe shokuese në autobiografinë e ish trajnerit të Manchester United, Sir Alex Ferguson, e publikuar disa ditë më parë, lidhet me mbrojtësin serb të "Djajve të Kuq", Nemanja Vidiç. Skocezi rrëfen në librin e tij se Vidiç ka dashur të marrë pjesë në luftën e Kosovës përkrah ushtrisë serbe.

"Vidiç ishte lojtar pa kompromis. Ishte serb krenar. Në vitin 2009 erdhi tek unë dhe më tha se mund ta thërrisnin për të luftuar në Kosovë", rrëfen Sir Alex.

"Çfarë mendon", i thashë i alarmuar. "Në Kosovë. Duhet të shkoj atje", më tha. "Është detyra ime". E shihja në sy dhe e kuptoja që thoshte të vërtetën", shkruan Ferguson në librin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013, ora 16:17
ton koni
e Mërkurë 23 Tetor 2013, Ora 19:46
vidic do bente mire te shkonte ne luften e kosoves qe ta provonte njehere te se cdo te thote te luftosh kunder shqipetareve, dhe kur te kthehej nga lufta do te kishte nje kembe mangut.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori