Fernando Torres fiton trofeun e parë me Atletico Madrid

Pëlqej
Fernando Torres ka fituar trofeun e parë me klubin e tij të fëmijërisë, Atletico Madrid duke triumfuar në UEFA Europa League.

Spanjolli këtë trofe e kishte fituar edhe me Chelsea në sezonin 2012/13 kundër Benficas.

Sot ai për herë të parë ka fituar një trofe me skuadrën e Atletico Madrid, në akademinë ai doli si lojtar.

Torres ishte pjesë e disa sukseseve me Liverpool, por edhe me Chelsean sa ishte në Angli, por me Atletico Madridin ky është trofeu i tij i parë.

Sot, Atletico Madrid mposhti në finale të UEFA Europa League skuadrën franceze, Marseille me rezultat 3-0. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori