Feronikeli kërcënon lojtarët: Të jeni të bindur se do t’i paguani shtrenjtë këto (FOTO LAJM)

Feronikeli bëri afrime të rëndësishme në merkaton e verës, ku objektivi i drejtuesve të klubit ishte titulli kampion, por me rezultatet e arritura deri tani nga skuadra, mund të flitet vetëm për mbijetesë, pasi kreu duket shumë larg.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ditën e sotme pësoi një tjetër disfatë, teksa u mposht në minutat e fundit nga Drenica e drejtuar nga Bledar Devolli.

Për të kuptuar problemet e mëdha në kët skuadër, mjafton të shikosh një koment të bërë nga vetë faqja zyrtare e klubit. Në koment shkruhet se lojtarët do të paguajnë për këtë që po bëjnë, teksa shtohet më tej se shumica prej tyre nga ndeshja e ardhshme nuk do të futen në fushë.

“Kjo ndeshje e sotme më shumë i takon amatorizmit, ekipi jonë sot na zhgënjeu. Jo vetëm sot, por po na zhgënjen nga fillimi i kampionatit, me përjashtim të dy takimeve. Krijuam kushte dhe pagesa për të luftuar për titull, por siç edhe shihet nuk e kanë marrë punën seriozisht dhe kështu nuk mund të sigurojmë dot as mbijetesën. I pyes lojtarët e mi, a e meritojmë ne si klub të na i bëni këtë?! Të jeni të bindur se do të paguani shtrenjtë, që nuk po arrini suksese.

Që nga sot, shumica e lojtarëve nuk do të kenë mundësinë të futen në fushën e lojës, të cilët nuk duan të mbrojnë ngjyrën e klubit, turp që e mbajnë atë fanellë. Ju me këto rezultate e turpëruat edhe qytetin që ju dha aq shumë. Më turpëruat mua personalisht dhe të gjithë në klub, që me shumë mund dhe shpenzime bënë që ju të arrini suksese. Priteni vendimin e klubit se do të ndëshkoheni.”, shkruhet në komentin e klubit.
Shtuar më 10/11/2020, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori