Feronikeli shkarkon Starovën, i gjen menjëherë pasuesin
Zëvendësimi i Starovës ka qënë i menjëhershëm te klubi i Feronikelit, duke emëruar Zekirija Ramadanin në vendin e tij.

Shkarkimi i Starovës erdhi si shkak i rezultateve jo të mira gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit nga Drenasi.

“KF Feronikeli njofton që trajneri i deritanishëm, Sulejman Starova, nuk do të mbajë më këtë pozitë, pasi kryesia e klubit ka marrë vendim për shkarkimin e tij”.

“Arsyeja e largimit të tij janë rezultatet e dobëta të treguara përgjatë kohës sa ishte duke udhëhequr me klubin”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. /albeu.com/


Shtuar më 03/09/2018, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori