Ferrari F2012, i shëmtuar por i shpejtë
Një Ferrari e shëmtuar, por shumë e shpejtë, do të jetë ajo që do të synojë të fitojë titullin në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2012.

Këto ishin fjalët e drejtuesit të skuadrës, Stefano Domenicali, në prezantimin zyrtar të makinës së re, mëngjesin e së premtes.

F2012, e zbuluar gjatë një ceremonie nga dy pilotët, Alonso dhe Massa, është makina e 58 që ndërohet në historinë e Ferrarit për të marrë pjesë në gara.

Siç kishte paralajmëruar edhe presidenti Montezemolo, pamja e jashtme nuk premton shumë. Hunda me dy nivele i jep një pamje agresive dhe të shëmtuar mjetit, që përcjell ndryshime të rëndësishme aerodinamike, sidomos në krahët e përparmë dhe të pasëm.

Telajo gjithashtu ka ndryshuar, sidomos në pjesën e hundës, ndërsa makina do të jetë më e ngritur nga toka se paardhësja e saj F150. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori