Ferrari zëvendëson Raikkonenin, ky është i përzgjedhuri
Duket se gjithçka u përfol në Monza pritet të bëhet realitet. Ferrari do të largojë Kimi Raikkonenin.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Ferrarit kanë vendosur të largojmnë Kimi Raikkonenin dhe në vendin e tij të sjellin Charles Leclerc.

Gjithashtu raportimi i “La Gazetta dello Sport” vijon duke thënë se "Kokëkuqja" ia komunikuan finlandezit vendimin e tyre pikërisht përpara Çmimit të Madh të Italisë, gjë që shpjegon edhe sjelljen e Raikkonenit në pistë.

Charles Leclerc, që pritet të zëvendësoi Raikkonenin ëhstë një pilot i formuar në Akademinë e skuderisë italiane që garon me Sauber Alfa Romeo,dhe vetëm zyrtarizimi e le jashtë Ferrarit. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori