Festa e Kupës, Bashkia Kukës merr vendimin ekstrem
Që jemi vendi i çudirave dihet tashmë, por që të anullojmë një festë që gëzon të gjithë duket absurde. Me një vendim të tillë është përballur klubi i Kukësit, që kishte paralajmëruar se mbrëmjen e 21 qershorit do të mbahet një festë e madhe për të festuar rikthimin e Kupës së Shqipërisë në Kukës, por një gjë e tillë do të dështoj.

Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit verilindorë, që përmes një statusi ka lajmëruar se Bashkia nuk i ka dhënë leje që festa të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, apo dhe në shëtitoren e qytetit, duke e spostuar festën në stadium, ku sipas drejtuesve të klubi nuk janë kushtet e duhura për një festë të tillë.

Njoftim i Klubit!

"Festa, "Kupa rikthehet në Kukës", mund të mos bëhet për shkak se bashkia nuk ka dhënë leje për zhvillimin e saj në sheshin “Skënderbej", apo dhe në shëtitoren e qytetit, duke e spostuar fëstën në stadium , ku ne mendojmë se nuk janë kushtet e duhura dhe se qytetarët privohen.

Klubi kishte kërkuar leje në bashki dhe ka bërë gjithë njoftimet në institucionet që kanë përgjegjësi për të siguruar këtë aktvitet , por përgjigja e bashkisë ka qenë absurde duke u hequr mundësinë e festimit të një trofeu në Kukës, tifozërisë dhe banorëve të Kukësit.

Në festë ishin ftuar këngëtarë e artistë të njohur nga Kosova, Kukësi e Tirana, duke mos i dhënë asnjë nuancë politike kësaj feste sportive.

Ky refuzim për të festuar është në vazhdën e pengesave që ka sjellë institucioni i bashkisë për FK Kukësin ,duke nisur me mos shlyerjen e detyrimeve që janë miratuar më vendim këshilli, dhe më e fundit pengesat që po ngre bashkia për të mosndërtuar stadiumin e ri, stadium që do bëhet do a po s’do bashkia.

FK Kukësi do ecë përpara për kënaqësinë e kuksianëve, dhe stadiumi do jetë ndër më të mirët në vend."-thuhet në njoftimin e klubit Kukësi.
Shtuar më 19/06/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori