Festa e titullit, FSHF vendos për Partizanin
Ndryshon sërish plani i FSHF-së për ceremoninë e titullit kampion të Partizanit.

"Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta në FSHF, se drejtuesit më të lartë kanë vendosur që t’i dorëzojnë trofeun Partizanit pikërisht këtë të dielë pas ndeshjes Partizani-Kukësi, që do të luhet në stadiumin "Selman Stërmasi" në orën 16:30.

E diela do të jetë një ditë feste për tifozët e kuq, që krahas 90 minutave të takimit do të shijojnë edhe ceremoninë e titullit kampion pas 26 vitesh pritje. Kapitenit Alban Hoxha do ja dorëzoj trofeun pikërisht presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pritet një ceremoni gjigante, me klubin e kuq që po e përgatit në detaje festën. Mendohej se Partizani do t’i bënte një kërkesë Luftëtarit që të luante ndeshjen e fundit në kryeqytet, por pas vendimit të fundit të FSHF tashmë nuk është nevoja për spostimin e stadiumeve, pasi ceremonia do të bëhet një javë para fundit të kampionatit.
Shtuar më 22/05/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori