Festë madhështore në Mynih, Gjermania mund 4-2 Kosta Rikën
Albeu.com
Festa e madhe e futbollit botëror ka nisur me një atmosferë madhështore në stadiumin e Mynihut. Ceremonia ka patur në të gjithë botën më shumë se 1 miliardë e gjysëm shikues.Aktorë, këngëtarë dhe akrobatë të shumtë kanë treguar shpirtin e gëzueshëm të Gjermani 2006. Trofeu i artë bëri hyrjen e tij i shoqëruar nga legjenda braziliane Pele dhe modelja gjermane Claudia Schiffer. Ndërkohë Gjermania ka fituar ndeshjen e parë të këtij botërori 4-2 me Kosta Rikën. Ky ka qenë edhe numri më i madh i golave shënuar në të gjitha kohrat në ndeshjet e para të kampionateve botërore. Kjo ndeshje ka thyer rekordin e vitin 1930, të ndeshjes Francë-Meksikë e cila u kishte përfunduar me rezultatin 4-1. Protagonisti i ndeshjes ishte padyshim sulmuesi Miroslav Klose i cili në ditën e lindjes së tij shënoi 2 gola duke i dhuruar dhe 3 pikët e para Gjermanisë. Gjermanët shënuan të parët në minutën 6-të me Philipp Lahm, ndërsa kostarikanët barazuan në minutën e 12-të me Paulo Wanchope. Më pas ka dalë në skenë, Miroslav Kose, sulmuesi i njohur gjerman i cili ka shënuar dy gola në minutat 17 dhe 61. Ekipi i Kosta Rikas ka shkurtuar diferencën, po me anë të Paolo Wanchope, por gjermani Torsten Frings ka vulosur gjithcka me një gol spektakolar në minutën e 87-të. Ndeshja është zotëruar më shumë nga vendasit, por miqtë kanë qenë më të rrezikshëm në kundërsulme. Në këtë ndeshje përfaqësuesja gjermane ka luajtur pa kapitenin e saj Mikael Balak, i cili edhe pse është rikupreuar nuk është futur në formacion nga traineri Jurgen Klinsman. E.Jano, Start
Shtuar më 09/06/2006, ora 21:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori