Festë në kampin katalanas, Barcelona po merr formën
Ernesto Valverde, ka 18 lojtarë të Barcelonës në dispozicion. Ndërsa pjesa e mbetur e skuadrës do të kthehet gradualisht gjatë ditëve të ardhshme.

Grupi i parë do të përbëhet nga 14 lojtarë nga skuadra e parë dhe katër nga La Masia: Rakitic, Luis Suarez, Rafinha, Cillessen, Mascherano, Alcacer, Sergi Roberto, Aleix Vidal, Marlon, Douglas, Vermaelen, Samper, Munir, Deulofeu, Alena, Cucurella dhe Palencia, përcjell albeu.com.

Të premten, një grup spanjollsh do të vijnë Iniesta, Alba, Denis Suarez, Busquets, Digne dhe Umtiti. Ata që kanë qenë në Japoni për zbulimin e marrëveshjes së sponsorizimit me Rakuten, Messi, Pique, Neymar dhe Arda, do të bashkohen të shtunën, ndërsa dy lojtarët e tjerë Andre Gomes dhe Marc-Andre Ter Stegen, bashkohet me grupin pas turneut të Shteteve të Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori