Festë në SHBA, amerikanët të çmendur pas Balotellit
Pëlqej
Një festë për 500 të ftuar. Ditën e djeshme Milani u ka hapur dyert tifozëve amerikanë, pas përfundimit të stërvitjes. Në "Heinz Field", ku po stërviten kuqezinjtë, kanë qenë të shumtë personat që kanë takuar nga afër idhujt e tyre. Më i dashuri nga tifozët amerikanë ka qenë sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, i cili është pushtuar nga entuziazmi i vendësve.

Lojtari ka qëndruar rreth 30 minuta me tifozët duke firmosur autografe dhe duke bërë foto. Në SHBA italiani është pritur si hero, përpara syve të trajnerit të tij, Filippo Inzaghi.

Një tjetër lojtar shumë i dashur nga ana e tifozëve amerikanë ka qenë dhe Stephan El Shaarawy, që si shoku i tij i ekipit, ka firmosur autografe për të pranishmit.

Milani sot do të kryejë dhe stërvitjen e fundit në prag të takimit që do të luajë përballë Liverpoolit. /albeu.com/



Shtuar më 01/08/2014, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori