Festën e golit ia dedikoi Maradonës, ky është dënimi i Komisionit për Leo Messin
Kapiteni i Barcelonës, Lionel
Messi u
dënua me 600
euro nga Komisioni për kartonin e verdhë që mori në ndeshjen e fundit ndaj OSasunas.
Messi u
dënua me karton të verdhë sepse hoqi
fanellën dhe zbuloi
fanellën e vjetër të Newell’os Old Boys, dedikuar legjendës argjentinase Diego Maradona, që ndërroi jetë javën e kaluar.
Messi është dënuar me 600
euro bazuar në artikullin e 91-të të kodit disiplinor.
Barelona gjithashtu është dënuar me 350
euro bazuar në artikullin e 52-të të kodit disiplinor.
"Në minutën e 73-të lojtari (10)
Messi, Lionel Andres u
dënua për këtë arsye".
"Hoqi
fanellën pas shënimit të golit duke treguar
fanellën e Newell’s Old Boys, nga sezoni 93/94 me numrin 10 në të", shkruhej në raport.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 14:01