Festival golash në Allianz Stadium, Juventus dhe Tottenham bëjnë paqe në ndeshjen e parë (VIDEO)

Pëlqej
Juventus dhe Tottenham kanë barazuar 2:-22 në ndeshjen e parë të 1/16 të UEFA Champions League.

Gonzalo HIguain ishte i papërmbajtshëm në dhjetë minutat e para duke shënuar të dy golat për skuadrën e tij.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan, duke ngushtuar rezultatin fillimisht në minutën e 35'-të me sulmuesin e tyre Harry Kane.

Në pjesën e dytë Tottenham nuk e ndali ritmi, duke arritur që të barazonte gjithçka në minutën e 72'-të me anë të Christian Eriksen, me të cilin rezultat përfundoi edhe ky takim.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Wembley të Londrës pas tri javëve. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori