Festival golash, Reali mposht Betisin dhe blindon zonën Champions (VIDEO)

Pëlqej
Real Madrid ka fituar sonte ndaj Real Betis me shifrat e përgjithshme 5-3, ndeshje e vlefshme kjo për javën e 24-të të kampionatit spanjoll.

Galaktikët e nisnin shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me golin e Marco Asensios në minutën e 11'-të.

Por vendasit përmbysin rezultatin brenda katër minutave me Mandi (33') dhe autogoli i Nachos në (37').

Në pjesën e dytë Reali tregoi grintën e duhur për të fituar ndeshjen.

Ata shënuan tre gola për 15 minuta; Ramos (50'), Asensio (59') dhe Ronaldo (65').

Për të vazhduar edhe me dy golat e tjerë që njërin e shënoi Pedro Leon për Betisin, dhe Benzema që i dërgoi shifrat në 3-5.

Pas kësaj fitoreje Reali renditet në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Betis në vendin e nëntë me 33 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori