Festoi në mënyrë të turpshmë, Simeone rrezikon pezullimin nga UEFA
Diego Simeone rrezikon të përballet me një dënim nga UEFA për shkak të gjestit që bëri kundër tifozëve të juventusit.

Simeonen nuk e mbajtën e emocionet, teksa festoi furishëm golin e Gimenez.

Gazzetta dello Sport njofton se UEFA mund të hapë procedura disiplinore bazuar në raportet e shkruara nga gjyqtari Felix Zëayer dhe delegati i ndeshjes.

Në këtë rast, trajneri argjentinasi nuk do të ishte në gjendje të drejtonte ekipin në ndeshjen kthyese në Torino.

Ndërkohë Juventusi do të lujë ndeshjen e kthimit në 12 mars në Allianz Stadium teksa do të kërkojnë të përmbysë disavanatzhin 2-0 nga ndeshja e parë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori