Feston legjenda e Arsenal, mbush 70 vjeç


Për 22 vite, Arsene Wenger ishte trajner i Arsenalit dhe kaq nuk i mjaftoi sepse dëshiroi të qëndronte ende.

Por dështimet e viteve të fundit bën që legjenda të shkarkohet në vitin 2018.

Wenger pas një jete të kaluar me futbollin, sot feston ditëlindjen e 70-të.

Ai fitoi 3 herë Premier Ligën me Arsenalin, 7 herë Kupën FA por në garat ndërkombëtare nuk pati ndonjë sukses të madh.

Në vitin 2005 ishte mundur në finale e Ligës së Kampionëve nga Barcelona.

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e mediumit Sky, kur Wenger ishte zyrtarizuar si trajner i Arsenalit në vitin 1996.
Shtuar më 22/10/2019, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori