"Festuan si të kishin marrë titullin, a e kuptoni ç'u kemi bërë?"
Manchester United kishte pësuar dy gola për 10 minuta në pjesën e parë, por në të duan ata bënë mrekullinë dhe triumfuan me rezultatin 2-3.

Southampton nuk u besoi syve kur pësoi në shtesë golin e disfatës nga Edinson Cavani.

Gjithsesi trajneri i skuadrës angleze, Ralph Hasenhuttl, ishte krenar për ekipin e tij dhe për paraqitjen e bërë dhe vë në dukje festën e çmendur të “Djajve të Kuq” në dhomat e zhveshjes.

“Ju mund t’i dëgjoni ata duke festuar në dhomat e tyre të zhveshjes. E kuptoni se çfarë keni bërë dhe sa kundërshtar i fortë keni qenë, sepse ata po festonin sikur të kishin fituar Premier Ligën”, është shprehur Hasenhuttl.
Shtuar më 30/11/2020, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori