Fetel fiton në Bahrein
Kampioni i botës në Formula 1 Sebastian Fetel ka triumfuar në Çmimin e Madh të Bahreinit në Gjirin Persik, duke u ngjitur edhe në krye të renditjes së pilotëve.


Fetel u nis nga “pole position” duke krijuar distancë me ndjekësit kryesorë, ndërsa Ljuis Hamilton me Meklaren Mercedesin e tij u pengua nga ndalesat në bokse.

Një ditë jo e mirë ka qenë dita e sotme për dy makinat Ferrari. Me rezltatin e së dielës Fetel kryeson me 53 pikë, Hamilton ka 49, Ueber 48, Baton dhe Alonso nga 43. Për skuadrat, Red Bull ka 101 pikë, Meklaren 92, Lotus 57, Ferrari 45 dhe Mercedes 37. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2012, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori