Feynoord bëhet i frikshëm, pas Stam afrohet dhe ish-legjenda e klubit
Feyenoordi i sezonit të ardhshëm do të bëhet i frikshëm duke i hapur luftë PSV-së dhe Ajaxi-t.

Pas zyrtarizimit të Jaap Stam në krye të skuadrës, duke filluar nga qershori, klubi holandez njoftoi një tjetër emër të rëndësishëm në stafin teknik.

Ai është ish-lojtari legjendar Dirk Kuyt, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur sezonin e kaluar.

Kuyt do të jetë asistenti i Stam, çka shënon edhe hapat e parë të karrierës si trajner, fillimisht zëvendës dhe më vonë sigurisht me synimin për të marrë ai në dorë një ditë drejtimin e klubit të tij të zemrës. /albeu.com/


Shtuar më 12/03/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori