FFK ngushëllon familjen Rashica
Federata e Futbollit e Kosovës i ka dërguar ngushëllime familjes Rashica pas vdekjes së Ferki Rashicës.

FFK njofton se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Ferkiut, i cili ishte një futbollist i shquar dhe i respektuar.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e FFK’së:

"E nderuara familje e Ferki Rashicës!

Lajmi për vdekjen e hershme dhe të papritur të Ferki Rashicës, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tonë më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj Ferki Rashicës.

Ferkiu ishte një futbollist i shquar dhe i respektuar në futbollin e Kosovës. I dashur dhe me frymë sportive që do të mbetet shembull për brezat që vijnë,e që do ta kujtojmë përherë .

Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”./Albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori