FFK: RTK-ja nuk donte ta transmetonte ndeshjen e Kosovës
Pëlqej
Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar të dielën mbrëma pas një lajmi të paraqitur në Televizionin Publik për mostransmetimin në këtë televizion të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Omanit.
“Pas publikimit të lajmit në lajmet qendrore të RTK-së kinse për ta ka qenë e papërballueshme dhe e pakuptimtë kostoja e transmetimit televiziv, FFK-ja e ndien të nevojshme për hir të së vërtetës të sqarojë opinionin se RTK-ja në asnjë rast nuk ka shfaqur interesim që ta transmetojë ndeshjen Kosova - Omani, e aq më pak ka qenë në pyetje ndonjë kosto, sepse askush nuk ka negociuar për një gjë të tillë.

Por, siç duket RTK-ja pas presionit të taksapaguesve dhe adhuruesve të futbollit nga të gjitha anët është detyruar të shërbehet me gënjeshtra, për ta hedhur fajin te FFK-ja kinse ajo ka vënë një kosto të papërballueshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Koha.net.

“Për ne është e pakuptimtë që një medium që paguhet dhe financohet nga taksapaguesit e Kosovës të transmetojë ndeshje tjera të futbollit apo të basketbollit dhe të mos gjejë hapësirë për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës. Ne mbesim me shpresë se RTK-ja do ta kuptojë më në fund rëndësinë që ka Përfaqësuesja e Kosovës dhe ndeshjet e saj, dhe do të ndryshojë qasjen”, përfundon reagimi i FFK-së.
Shtuar më 08/09/2014, ora 15:30
Faruk Beqiri
e Martë 9 Shtator 2014, Ora 09:01
RTS-radio televizioni Serb pom duket RTK-ja.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori