FIFA - Miraton vendimin "6+5"
Albeu.com
Federata Botërore e Futbollit FIFA, në kongresin e fundit në Sidnej të Australisë miratoi vendimin për kufizimin e futbollistëve të huaj në një skuadër.Kongresi vjetor i FIFA-s votoi në favor të formatit "6 + 5", e cila nga viti 2010 parashikon një limit maksimal prej pesë lojtarësh të huaj në një skuadër futbolli. Në favor të këtij formati votuan 155 delegatë pjesëmarrës, ndërsa vetëm 40 ishin kundër. Mirëpo përveç kundërshtimeve të shumta të një numri të madh të skuadrave evropiane, si dhe notës negative nga ana e Komisionit Evropian, mendimi i të cilëve ishte se kjo rregullore është në kundërshtim me ligjet e Unionit Evropian, presidenti i FIFA-s Sep Blater është i bindur se ky vendim do të ketë sukses edhe në praktikë. Blater ka theksuar se nga viti 2010 të gjitha skuadrat duhet të kenë nga 4 futbollistë vendas në fushë. Ky numër sipas Blaterit në vitin 2011 do rritet në 5 futbollistë, ndërsa nga viti 2012 çdo skuadër në rradhët e veta duhet patjetër të ketë së paku 6 futbollistë vendas. (Alsat-m)
Shtuar më 30/05/2008, ora 20:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori