FIFA aplikon ndryshime madhore në futboll
Ndryshime të rëndësishme në futboll. Bordi ndërkombëtar i FIFA-s, aprovoi këtë fundjavë, disa ndryshime në rregulloren e futbollit, që pritet ta bëjnë më interesantë këtë sport. Janë 7 gjithsej ndryshimet e zyrtarizuara nga FIFA.

MURI NË GODITJET STANDARDE –Ndryshimi më i rëndësishëm është ai vendosjes së murit gjatë goditjeve të dënimit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohet që lojtarët e skuadrave kundërshtare të rrinë ngjitur me muret e lojtarëve .

KONTAKTI ARBITËR-TOP – Një tjetër ndryshim i rëndësishëm prek arbitrat. Deri më tani “xhaketat e zeza” janë konsideruar të barazvlefshëm me shtyllat, pasi kur topi prek ata loja vazhdon rregullisht, por në të ardhmen do të jetë ndryshe. Nga sezoni i ardhshëm nëse topi ka kontakt me arbitrin, ai do t’i kthehet skuadrës që sapo e kishte në kontroll. Nëse topi përfundon gol pas kontaktit me arbitrin, sipas rregullave të reja goli do të anulohet dhe topi do t’i jepet portierit.

PENALLTITË – Penalltitë do të ndryshojnë gjithashtu, pasi portierëve s’do tu kërkohet t’i mbajnë më të dyja këmbët në linjën e bardhë, por të paktën vetëm një. Një tjetër ndryshim te penalltitë është fakti që tani e tutje çdo top i prekur me dorë do të jepet 11-metërsh, përjashtim bëjnë rastet e topave që kapin kontakt me dorën pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit ose topat që kontaktojnë me dorën e ngjitur.
Shtuar më 05/03/2019, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori